NJOFTIM PER THIRRJE PËR ARTIKUJ NË “REVISTËN ARKEOLOGJIKE”

NJOFTIM PER THIRRJE PËR ARTIKUJ NË “REVISTËN ARKEOLOGJIKE”

🗣️ THIRRJE PËR ARTIKUJ NË “REVISTËN ARKEOLOGJIKE”

 

👉 Në kuadrin e botimit të “Revistës Arkeologjike”, Nr.2, botim i Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK, kemi kënaqësinë t´ju ftojmë të bëheni pjesë e saj, duke promovuar punime të cilat synojnë të kontribuojnë në Arkeologjinë Preventive dhe në Konservimin e Trashëgimisë Kulturore.

 

📚🖊️“Revista Arkeologjike” është një revistë periodike e përvitshme, synon të jetë gjithpërfshirëse duke ju dhënë mundësinë, individëve e shoqërive të licencuara, studentëve, doktorantëve, dhe ekspertëve të institucioneve të specializuara, të botojnë punën e tyre kërkimore në Arkeologjinë Parandaluese. Kjo thirrje synon gjithashtu të ftoj  bashkpunëtorët e huaj të cilët kanë kontribuar në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

 

Tematikat që do të trajtohen janë: Raporte dhe studime të proceseve arkeologjike në kuadër të arkeologjisë preventive (sondazhe, gërmime); Kronika të proceseve në terren në kuadër të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike; Kronika që i dedikohen konservimit dhe restaurimit të objekteve arkeologjike; Trajtimi i teknologjive të reja në fushën e Trashëgimisë Kulturore; Ndikimi i legjislacionit në fushën e arkeologjisë parandaluese; Informacione mbi pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare dhe kombëtare, konferenca, simpoziume etj;

 

Për më shumë informacion, mbi Rregullat për autorët mbi dorëzimin e Artikujve në Revistën Arkeologjike ju ftojmë të ndiqni përditësimet në postimet e faqes zyrtare në website dhe rrjetet sociale,  ku do të gjeni kriteret kryesore për botim të artikujve.

 

Jeni të lutur të dorëzoni një kopje të artikullit të plotë  brenda datës:30 gusht 2023, ora 23:59, në adresën e     e -mailit: info@iktk.gov.al.

 

👉 Revista Arkeologjike do të botohet në muajin Dhjetor 2023.

Ju mirëpresim!