
05 Jul Thirrje për artikuj në“Revistën Arkeologjike Nr.1”
Redaksia e “Revistës Arkeologjike”, pjesë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore fton të gjithë specialistët e fushës të kontribuojnë me artikujt e tyre, në numrin e parë të revistës që do të botohet në vitin 2022.
Tematikat që do të trajtohen në “Revistën Arkeologjike” janë:
- Raporte dhe studime të proceseve arkeologjike në kuadër të arkeologjisë parandaluese;
- Vëzhgime arkeologjike sipërfaqësore
- Sondazhe dhe gërmime arkeologjike
- Ndjekje e gjetjeve rastësore.
- Kronika të proceseve në terren në kuadër të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike;
- Kronika për mënyrën e trajtimit të gjetjeve rastësore në territor;
- Kronika që i dedikohen konservimit dhe restaurimit të objekteve arkeologjike;
- Trajtimi i teknologjive të reja në fushën e trashëgimisë kulturore (kryesisht arkeologjisë).
- Ndikimi i legjislacionit në fushën e arkeologjisë parandaluese;
- Informacione mbi pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare dhe kombëtare, konferenca, simpoziume etj.
Redaksia do të fillojë procesin e mbledhjes së artikujve për botim dhe përgatitjen e numrit të parë të saj, ndaj jeni të lutur të sillni artikujt/punimet tuaja, brenda datës 15 GUSHT 2022, në adresën: info@iktk.gov.al
Të gjithë të interesuarit, që do të paraqiten si autorë/bashkëautorë në këtë Revistë, janë të lutur të ndjekin “Rregullat për autorët mbi dorëzimin e mbishkrimeve në Revistën Arkeologjike”. Theksojmë se pritshmëria për kontributet të jetë shkencore dhe jo vetëm informuese.
Për çdo sqarim, paqartësi apo pyetje shtesë jeni të lutur të kontaktoni në adresën: info@iktk.gov.al