Inspektim i punimeve në Muzeun Etnografik, Krujë

Inspektim i punimeve në Muzeun Etnografik, Krujë

Specialistë nga Sektori i Veprave të Artit pranë IKTK-së, kryen një inspektim në kantierin e restaurimit të Muzeut Etnografik, në Krujë.

Ata inspektuan nga afër punimet e kryera në pikturën murale në “Odën e Nuses”, ku po vijohet me ndërhyrjet konsoliduese si edhe me pastrimin e saj nga kripërat, nxirjet etj. Gjithashtu në “Odën e Burrave” janë kryer disa sondazhe në drurin e pikturuar për të përcaktuar metodologjinë e ndërhyrjeve që do të kryhen menjëherë pas restaurimit të pikturës murale.

Muzeu Etnografik është një nga disa objektet e trashëgimisë kulturore që po restaurohen në kuadër të projektit #EU4Culture.