Ditët Evropiane të Arkeologjisë

Ditët Evropiane të Arkeologjisë

Ditët Evropiane të Arkeologjisë vijuan në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku ekipit të arkeologëve të IKTK-së iu bashkuan arkeologët e misionit shqiptaro – italian të projektit Foinike-Butrint, Prof. Belisa Buka drejtoreshë e IA, Prof. Giuseppe Lepore bashkëdrejtues i misionit, si dhe studentë të arkeologjisë. Stendat e pozicionuara në hyrje të parkut informuan dhe orientuan turistë të shumtë në brendësi të sitit arkeologjik.

Teatri antik i Butrintit ishte skena e përzgjedhur nga arkeologët për informimin e turistëve të ndryshëm si dhe të interesuarve për prezantimin e diskutimin mbi aktivitetin dhe rëndësinë e këtyre ditëve.

Aktivitetet u përmbyllën në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me nxënes të shkollave dhe studentë te Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me demonstrimin dhe dokumentimin e një mozaiku pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, për të vijuar më tej edhe me vizita në muzeun arkeologjik.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit që ndanë me ne pasionin dhe njohuritë mbi arkeologjinë.