
17 Jun Durrës, aktivitete në kuadër të Ditëve Evropiane të Arkeologjisë
Posted at 12:52h
in Njoftime
Kanë nisur sot aktivitetet në kuadër të Ditëve Evropiane të Arkeologjisë, qëllimi i të cilave, është të afrojë sa më tepër publikun me arkeologjinë.
Durrësi ishte ndalesa jonë e parë, ku brenda hapësirave të arenës së Amfiteatrit të qytetit, u realizua demonstrimi i një gërmimi arkeologjik, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Historisë, si edhe të pranishmëve të interesuar. Aktiviteti vijoi me një vizitë në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Në datat 18-19 Qershor 2022, Ditët Evropiane të Arkeologjisë do të vijojnë në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.