16 Jun Ditët Evropiane të Arkeologjisë
Në datat 17, 18, 19 qershor 2022, INRAP (Institut National de Recherches Archéologiques Préventives) në Francë, organizon një nga aktivitetet më të rëndësishme: “Ditët Evropiane të Arkeologjisë”. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore e kryesisht asaj arkeologjike, ku shtetet pjesëmarrëse angazhohen dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre, sipas një programi të caktuar.
Ditët Evropiane të Arkeologjisë inkurajojnë autoritetet publike dhe palët e interesuara të arkeologjisë që të promovojnë trashëgiminë arkeologjike. Ky aktivitet synon gjithashtu të sjellë në vëmendjen e publikut shumëllojshmërinë dhe diversitetin e trashëgimisë si edhe të shtyjë përpara iniciativat në lidhje me arkeologjinë në Evropë.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës, do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh, në disa prej siteve tona më të njohura arkeologjike.
DURRËS – 17-06-2022
Ora 10:00-11:00 – Vizitë me udhërrëfyes në Amfiteatrin e Durrësit.
Ora 11:00-13:00 – Improvizimi dhe demonstrimi i një gërmimi arkeologjik në Amfiteatrin e Durrësit.
Ora 14:00-16:00 – Vizitë me udhërrëfyes në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
PARKU ARKEOLOGJIK BUTRINT – 18-06-2022
Ora 10:00-12:00 – Vizitë me varkë me udhërrëfyes në kanalin e Vivarit.
Ora 12:30-13:30 – Disktutim i hapur mbi vlerat e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ora 15:00-17:00 – Vizitë me udhërrëfyes në Parkun Arkeologjik të Butrintit dhe në Muzeun Arkeologjik.
PARKU ARKEOLOGJIK APOLONI – 19-06-2022
Ora 09:30-11:30 – Demostrimi i hapjes së një mozaiku pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Ora 12:00-14:00 – Vizitë me udhërrëfyes në Muzeun Arkeologjik, PAA.
Ora 14:30-16:00 – Vizitë me udhërrëfyes në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe në Muzeun Arkeologjik.
Ju ftojmë të merrni informacione rreth aktiviteteve si edhe të njiheni më nga afër me këtë iniciativë.