Vizitë e përfaqësuesve të Shkollës së Konservimit të Galicias, Pontevedra, Spanjë

Vizitë e përfaqësuesve të Shkollës së Konservimit të Galicias, Pontevedra, Spanjë

Specialistë të Sektorit të Veprave të Artit, pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore mirëpritën në laborator përfaqësues të Shkollës së Konservimit të Galicias, nga Pontevedra, Spanjë. Takimi kishte për qëllim vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm midis dy institucioneve si dhe shqyrtimin e mundësive të reja, për të bërë të mundur shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet vizitave studimore dhe partneritetit në projekte të ardhshme.

Gjatë vitit 2019, në partneritet me Shkollën e Konservimit në Galicia, nga ana e IKTK-së u realizua Atelieja e Restaurimit në Konservimin e Pikturës Murale, në Kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës, Berat.