Procesi i konsultimit me komunitetin në Berat-Gjirokastër

Procesi i konsultimit me komunitetin në Berat-Gjirokastër

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju të dhënat e para nga puna intensive dhe mjaft cilësore e realizuar nga studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Tiranës, në Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Të dhënat e para paraqesin profilin e të anketuarve dhe zonat e marra në shqyrtim në përfundim të procesit të konsultimit me komunitetin.

676 persona u bënë pjesë e anketimit 5-ditor, duke treguar gatishmëri, pozitivitet dhe qytetari gjatë gjithë procesit të konsultimit. Kontributi i tyre u ofrua nëpërmjet shprehjes së ndjesive, shqetësimeve si dhe sugjerimeve në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit turistik, social dhe atij të qëndrueshëm në këtë Pasuri Botërore.

Procesi i konsultimit u realizua në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për Qendrat Historike Berat-Gjirokastër, falë bashkëpunimit të suksesshëm mes IKTK-së, CHwB Albania, UT-së dhe DRTK-ve Berat dhe Gjirokastër.