
07 Jun Inspektim në Muzeun Etnografik, Krujë
Posted at 13:49h
in Njoftime
Falë programit #EU4Culture, ndërtesa e Muzeut Etnografik të Krujës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve.
Specialistë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim restaurimin dhe konservimin e të gjithë strukturës dhe elementëve të saj dekorativë, përmirësimin e sistemit elektrik, hidraulik, sistemin e survejimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Shumë shpejt ky muze do të mund t’iu flasë vizitorëve jo vetëm me artefakte por edhe nëpërmjet gjuhës së teknologjisë.