01 Jun Konsultim me komunitetin në kuadër të PMI Berat dhe Gjirokastër
Posted at 07:35h
in Njoftime
Jemi në terren për procesin e konsultimit me komunitetet e qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës, në kuadër të Hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për këto Qendra Historike. Deri më tani, rreth 4️00 persona, në të 2️ Qendrat Historike, janë bërë pjesë e sondazhit.
Ky anketim realizohet falë bashkëpunimit të suksesshëm mes IKTK-së, CHwB Albania, Departamentit të Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK-ve Berat dhe Gjirokastër, me qëllimin e përbashkët për një përfshirje sa më aktive të komunitetit në projektet e trashëgimisë kulturore.
Përgëzojmë anketueset tona për punën e realizuar deri tani, si edhe falenderojmë të gjithë banorët për mikpritjen e tyre, dhe për dëshirën për të qenë pjesë e projektit.