Studentët bëhen pjesë e PMI Berat-Gjirokastër

Studentët bëhen pjesë e PMI Berat-Gjirokastër

Një tjetër bashkëpunim ka nisur, mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore me CHwB Albania, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Beratit dhe Gjirokastrës me qëllimin e përbashkët për një përfshirje sa më aktive të brezave të rinj në projektet e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, IKTK është duke ofruar një mundësi për studentet e fakultetit, duke i bërë ata pjesë të procesit të konsultimit me komunitetin. Nisëm punën me një takim me studentë dhe pedagogë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, nëpërmjet së cilës ndamë eksperiencat e përbashkëta dhe detyrat e parashikuara për në vazhdim.