Aplikoni për Bonusin e Rijetësimit

Aplikoni për Bonusin e Rijetësimit

Aplikoni për të përfituar nga Bonusi i Rijetësimit, nisma më e re e Qeverisë Shqiptare, që mbështet të gjithë ata që kanë në pronësi apo përdorim një objekt në qendra historike, ansamble historike urbane, zona arkeologjike apo monumente kulture jashtë këtyre zonave, për t’i restauruar apo rijetësuar. Granti varion nga 1-5 milionë lekë.

Afati i fundit i aplikimit: 6 Qershor 2022

Aplikimi kryhet përmes portalit e-albania.al, në rubrikën: “Aplikim për Leje për Ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale dhe Bonus Rijetëzimi”