12 May Inspektim në fshatin Lekël, në Tepelenë
Posted at 07:37h
in Njoftime
Inspektimi i radhës i specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik u realizua në fshatin Lekël, në Tepelenë. Qëllimi i inspektimit ishte dokumentimi dhe verifikimi në terren i objekteve, që përbëjnë interes kulturor për zonën, të tilla si:
-Shkolla e Leklit;
-Kisha e Shën Ilias;
-Stera e Ujit;
-Rrënojat e banesës së Thanas Vajës.
Lekli është një fshat i pasur me histori dhe specialistët po punojnë për përgatitjen e dosjeve përkatëse dhe vlerësimin e potencialeve që këto objekte mbartin.