Projekti Mo.Na

Projekti Mo.Na

Projekti Mo.Na “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”, është projekt i cili realizohet në kuadër të Programit Interreg Balkan Mediterranean 2014-2020 dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (ERDF dhe IPA II) si dhe nga Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

“Balkan-Mediterranean 2014-2020”, është një program bashkëpunimi, që bashkon pesë (5) vende, tre (3) shtete anëtare të BE (Bullgaria, Qipro dhe Greqia) dhe dy (2) vende kandidate, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Partnerë në projekt:

European Centre for Byzantine and Post Byzantine Monuments (Greqi) – Partner Lider, partner të tjerë: nga Greqia Ephorate of Antiquities of Cyclades, Municipality of Thira, Hellenic Centre for Marine Research; nga Qipro Department of Forests of the Ministry of Agriculture, Rural Development and Environment,  Society of Cypriot Studies; nga Bullgaria Municipality of Nessebar, nga Shqipëria Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore; si dhe Partner vëzhgues: nga Greqia Greek Planners Association, The Ecumenical Patriarchate.

Faqe Web: http://www.interreg-balkanmed.eu/approved-project/45/

Qëllimi i projektit është të zhvillojë mjete dhe praktika të menaxhimit në sitet e përzgjedhura si raste studimore – vende me interes të lartë natyror dhe kulturor në rajonet partnere në projekt (Santorini – Greqi, Nessebar – Bullgari, Butrint – Shqipëri, Kykkos – Qipro), por edhe rajone të tjera të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që preken nga presionet lokale në shumë nivele ose nga ndryshimet klimaterike.

Rezultatet e Projektit Mo.Na në Shqipëri – rast studimor “Qyteti antik i Butrintit”:

  • Platforma digjitale – https://www.monumentnature.com/
  • Takime teknike dhe workshop ndërkombëtar me temë “Ndërveprimi midis faktorit njerëzor, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në kuadër të ndryshimeve klimaterike – rasti i Butrintit” (5-7 Nëntor 2019).
  • Realizimi i materialeve informative mbi Qytetin antik të Butrintit.
  • Aktivitete  ndërgjegjësuese  për  moshat  e  reja  mbi  trashëgiminë  mjedisore  dhe  kulturore “Rrugëtimi fantastik i Junia Rufinës”, (4 Tetor 2020).
  • Konferencë finale: “Monumente në natyrë. Një bashkëjetesë krijuese”, (Athinë 7-9 korrik 2021).
  • Hartëzimi i habitateve me qëllim përmirësimin e gjendjes së konservimit dhe për promovimin e ruajtjes së biodiversitetit në Butrint.
  • Realizimi i studimeve mbi ndikimin që prania e ujërave ka në rrënojat e qytetit antik të Butrintit, Pasuri Botërore (2020).
  • Punime konservimi dhe restaurimi në Portën me Kulla dhe Nymfeum – Butrint (2020-2021).
  • Realizimi i brandit / markës për promovimin dhe mbrojtjen e mjediseve kulturore dhe natyrore.