Projekti 3D-IMP-ACT

Projekti 3D-IMP-ACT

Projekti 3D-IMP-ACT “Virtual reality and 3D experiences to IMProve territorial Attractiveness, Cultural heritage smart management and Touristic development”, është projekt i cili realizohet në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi 2014-2020.

Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes  Instrumentit  për  Para-Anëtarësim  (IPA  II),  ka  një  buxhet  të përgjithshëm  prej 92.707.558,00 Euro (përfshirë 15% bashkëfinancim kombëtar).

Objektivi i këtij programi është të promovojë rritjen ekonomike dhe të intensifikojë bashkëpunimin në zonën e ulët të Adriatikut, duke zbatuar veprime të përbashkëta midis aktorëve institucionalë dhe jofitimprurës kombëtarë dhe rajonalë dhe duke nxitur një zhvillim të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Partnerë në projekt: Politekniku i Barit, IT (Partner Lider), Polo Museale della Puglia (IT), Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (AL), Universiteti Politeknik i Tiranës (AL), Universiteti Crne Gore Podgorica (ME).

Faqe Web:  3dimpact.italy-albania-montenegro.eu

Projekti 3D-IMP-ACT, ka mundësuar krijimin e një platforme online për lidhjen e të gjitha siteve të përzgjedhura si raste studimore të projektit në të tre shtetet partnere. Platforma https://3dimpact.poliba.it/lm/index.php/view/map/?repository=3dimpact&project=map, ofron modelet digjitale të siteve, ture virtuale si dhe informacion të detajuar mbi to. Parku arkeologjik Apoloni, Kalaja e Bashtovës, Kalaja e Peqinit janë ndër rastet studimore në Shqipëri të cilat janë pjesë e platformës. Projekti ka mundësuar gjithashtu krijimin e tre laboratoreve për përdorimin e teknologjive 3D, njëri prej të cilëve është instaluar pranë zyrave të IKTK-së. Produkte të tjera të projektit janë materiale informuese dhe promovuese, aktivitete dhe workshop-e për informimin dhe përfshirjen e moshave të reja, skanim dhe printim 3D i modeleve digjitale të objekteve të trashëgimisë etj.

Produktet e realizuara në kuadër të projektit:

  • Laborator për përdorimin e teknologjive digjitale 3D  në ambientet e IKTK-së dhe trajnim i stafit të IKTK-së.
  • 6 objekte të përzgjedhura në koleksionin e MHK-së të digjitalizuara, skanuara dhe të printuara si kopje 3D në shkallë – UPT, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i prodhim menaxhimit.
  • Përshkrime të printuara në alfabetin brail për 6 objektet e skanuara, si dhe për 23 vitrinat e Muzeut arkeologjik të Apolonisë.
  • Rikonstruksioni hipotetik 3D i Kalasë së Bashtovës dhe tur virtual.
  • Aktivitet promovues “Preke Trashëgiminë” në datën 29 shtator 2020.
  • Materiale promocionale të komunikimit digjital.
  • Video Promovuese – Monumenti i Agonotetëve.
  • Katalog “Apolonia përmes Artit dhe Teknologjisë”.
  • Fletëpalosje mbi parkun arkeologjik Apoloni.
  • Pjesëmarrje në konferencën finale të projektit nga ana e stafit të IKTK-së.