Projekti 3C

Projekti 3C

Projekti 3C “Cross-border exchange for the development of Cultural and Creative industries”, është projekt tematik dhe realizohet në kuadër të Programit IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi 2014-2020.

Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes  Instrumentit  për  Para-Anëtarësim  (IPA  II),  ka  një  buxhet  të përgjithshëm  prej 92.707.558,00 Euro (përfshirë 15% bashkëfinancim kombëtar). Objektivi i këtij programi është të promovojë rritjen ekonomike dhe të intensifikojë bashkëpunimin në zonën e ulët të Adriatikut, duke zbatuar veprime të përbashkëta midis aktorëve institucionalë dhe jofitimprurës kombëtarë dhe rajonalë dhe duke nxitur një zhvillim të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Partnerë në projekt:

Ministria e Kulturës e Republikës së Malit të Zi (Partner lider), partnerët e tjerë: nga Shqipëria Ministria e Kulturës (MK), Instituti i Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), nga Italia Rajoni Pulias (Regione Puglia – Dipartimento Turismo, economia della cultura e valorizzazione territoriale), Rajoni i Molizes (Regione Molise) si dhe Fondazione Molise Cultura.

Faqe Web: https://3c.italy-albania-montenegro.eu/

IKTK-ja është pjesë e këtij projekti kryesisht me aktivitete që mbështesin objektivin kryesor të projektit tematik që janë investimi që do të realizohet nga Ministria e Kulturës – “Rivitalizimi dhe Rikualifikimi i Territorit të Ish-Kinostudios”.

Objektivat specifikë të Projektit:

  • Vendosja e  platformave  dhe  rrjeteve  të  bashkëpunimit  ndërkufitar  në  industritë kulturore dhe krijuese në mënyrë që të zhvillojnë së bashku produktet dhe shërbimet e trashëgimisë kulturore të zonës së synuar.
  • Rritja e një niveli dhe cilësia e një mbështetje inovative jo-financiare për ndërmarrjet që merren me kulturën dhe sektorin krijues, përmes Mobilitetit Rajonal të Arteve dhe programit të vizitave