20 Apr 18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike
Tematika e përzgjedhur për këtë vit, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike është: “Trashëgimia dhe Klima”, e cila kërkon të na inkurajojë të bashkohemi për të reflektuar mbi ndikimin e ndryshimeve klimaterike në pasuritë kulturore.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, duke pasur në vemëndje çështjen e ndryshimeve klimaterike, ka ndërmarrë, në kuadër të projektit Mo.Na, realizimin e një studimi mbi efektet që prania e ujërave ka mbi rrënojat arkeologjike dhe mozaikët në Butrint, si edhe organizimin e një Workshop-i Ndërkombëtar me temë: “Ndërveprimi midis faktorëve njerëzor, pasurisë kulturore dhe mjedisit, në kuadër të ndryshimeve klimaterike – Rasti i Butrintit”.
Studimi sjell një pasqyrë të situatës hidrogjeologjike në Butrint, si edhe një analizë fiziko – kimike të ujërave, duke u përmbyllur me rekomandime, të cilat, në të ardhmen, do të mund të shërbejnë si udhëzues në projektet e konservimit në Butrint.
Ju ftojmë të lexoni edhe botimin final të projektit Mo.Na, ku pasqyrohet puna e bërë nga IKTK dhe vendet e tjera, partnerë në projekt.
https://www.monumentnature.com/news/news-events/1050-the-global-edition-of-mo-na-project