IKTK merr pjesë në Këshillin Europian të Arkeologjisë

IKTK merr pjesë në Këshillin Europian të Arkeologjisë

Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë është duke u zhvilluar takimi i 23-të vjetor i Këshillit Europian të Arkeologjisë.

Programi i këtij viti: “Arkeologjia dhe Mjedisi natyror” synon që përmes prezantimeve të ndryshme të ofrojë qasje dhe ide të reja në lidhje me promovimin, kuptimin, menaxhimin dhe administrimin e siteve arkeologjike të kombinuara me parqe natyrore ose elemente të tyre.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore merr pjesë në këtë event të rëndësishëm duke prezantuar për pjesëmarrësit Parkun Kombëtar të Butrintit, si një rast përfaqësues, ku ndërthuren në mënyrën më të mirë trashëgimia kulturore me mjedisin natyror.

Gjatë periudhës 2018-2021, përmes një pune të konsiderueshme është arritur të finalizohet dokumenti i PMI-së, i cili do të sigurojë administrimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të Parkut Kombëtar të Butrintit.