Marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania)

Marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania)

Në ambientet e IKTK-së u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania), një bashkëpunim tashmë disa vjecar, falë të cilit kemi realizuar mjaft punë cilësore në fushën e trashëgimisë kulturore.

Bashkëpunimi ynë i rradhës ka për qëllim përditësimin e kartelave për vlerësimin e gjendjes së konservimit të pasurive kulturore, me qëllim përpilimin e të dhënave të tyre në format databaze digjitale. Kjo do të shërbejë për rritjen e efikasitetit në monitorimin periodik të tyre si edhe në vlerësimin e dëmeve në raste fatkeqësish. Gjithashtu, ky bashkëpunim përfshin trajnimin e stafit teknik të DRTK-ve mbi procesin e kartelizimit digjital të pasurive kulturore.

Një nismë kjo mjaft e rëndësishme, e cila pritet të nisë punën në Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, për të vijuar më tej edhe me drejtoritë e tjera. Një hap konkret i cili shumë shpejt do të bëjë të mundur përditësimin dhe digjitalizimin e bazës së të dhënave të pasurive kulturore në të gjithë vendin.