17 Mar Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar
Posted at 13:33h
in Njoftime
Në ambientet e IKTK-së u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, me qëllimin e realizimit të studimeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore, për mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin shkencor të vlerave të trashëgimisë kulturore materiale, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ajo çka synojmë është studimi dhe hulumtimi i artefakteve dhe monumenteve me interes brenda fushës së përgjegjësisë së IKTK-së, me anë të metodave të ndryshme analitike e spektroskopike si: spektroskopia Mossbauer, metodat e kontrollit pa shkatërrim (NDT), metodat e C-14 etj.