16 Dec Workshop: Zhvillimi i indikatorëve të monitorimit për Pasuritë e Trashëgimisë Botërore “Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës”
Periudha | 27-29 prill 2016 |
Vendi | Berat, Gjirokastër, Tiranë |
Moduli | Trashëgimia Botërore |
Nr. i pjesëmarrësve | 28 përfaqësues nga: Ministria e Kulturës, IMK, DRKK Berat dhe Gjirokastër, Bashkia Berat dhe Bashkia Gjirokastër, si dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit, Butrint. |
Financimi | UNESCO nëpërmjet “International Assistance No. 2821” |
Gjuha e trajnimit | Anglisht |
Ekspertë | 2 – ekspertë ndërkombëtarë |
Organizimi | Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të UNESCO’s, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe organizatës ndërkombëtare ICOMOS. |
Produkti final | Raporti dhe metodologjia e indikatorëve të monitorimit. |
Qëllimi i trajnimit | Hartimi i indikatorëve të monitorimit që lidhen qartë me atributet e vlerës së veçantë universale – OUV, për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, me pjesëmarjen e palëve të interesit. Gjithashtu objektiv i këtij workshop-i ishte trajnimi i pjesëmarrësve mbi udhëzimet dhe metodologjinë për përcaktimin dhe lidhjen e vlerave me atributet me indikatorët e monitorimit. |
Mungesa e indikatorëve specifikë të monitorimit, u identifikua si një faktor që ndikon në pasurinë “Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës” që nga shpallja e saj si Trashëgimi Botërore. Nevoja për zhvillimin dhe zbatimin e indikatorëve të përshtatshëm të monitorimit ishte shprehur qartë në disa nga vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Shteti palë bëri të gjitha përpjekjet për përgatitjen e këtyre indikatorëve duke kërkuar edhe asistencë ndërkombëtare nga ekspertët më të mirë të fushës duke i zhvilluar ato në formën e një trajnimi. Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të UNESCO’s, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe organizatës ndërkombëtare ICOMOS, organizoi gjatë vitit 2016 trajnimin mbi “Hartimin e Indikatorëve të Monitorimit për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, Pasuri Botërore”.
Workshop-i u organizua fillimisht në Berat dhe Gjirokastër dhe më pas konkludoi në Tiranë me hartimin e indikatorëve të monitorimit. Në Berat synimi ishte të sigurohej konteksti teorik, duke përfshirë leksione, diskutime dhe vizita në terren. Në Gjirokastër u zhvilluan prezantime, të ndjekura nga vizita në terren. Në Tiranë, koha i’u kushtua një ushtrimi në tre grupe, duke diskutuar çështjet e menaxhimit dhe indikatorët e monitorimit në pasuritë e Trashëgimisë Botërore, duke shqyrtuar atributet e referuara për OUV dhe proceset e konservimit. Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan vizita në qendrat historike, konsultime me administratorët e pasurive dhe qeverisë vendore, me qëllim identifikimin e të gjitha vlerave të pranishme në zona dhe zhvillimin e indikatorëve të monitorimit në praktikë. Ky trajnim rezultoi me zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të një grupi të fokusuar të indikatorëve të lidhura qartë me atributet e OUV.
Galeri