16 Dec Kurs trajnimi për konservimin e objekteve me material qeramike
Posted at 08:59h
in Kurse te Meparshme
Periudha | 17 - 29 nëntor 2014 |
Vendi | Tiranë |
Moduli | Shkenca e materialeve në proceset e konservimit dhe restaurimit |
Nr. i pjesëmarrësve | 9 |
Financimi | Kontribut i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane me koordinim të Zyrës së UNESCO-s në Venecia. |
Lektorë | 1 - ekspert ndërkombëtar |
Gjuha e trajnimit | Italisht, anglisht |
Produkt | Përgjatë këtij trajnimi u kataloguan hartuan skeda për 6 objekte me material qeramike të cilat u restauruan. |
Qëllimi i trajnimit | Programi i trajnimit ofroi aktivitete teorike dhe praktike me synim prezantimin e teknikave kryesore të prodhimit, të konservimit dhe restaurimit të qeramikës, si dhe njohje të materialeve për ndërhyrje. Puna në laborator kishte për qëllim zhvillimin e përvojës praktike të aplikuar në lëndët e trajtuara gjatë leksioneve teorike. Gjatë javës së parë, u përdorën objekte jo origjinale si mostra pune për të testuar performancën, cilësinë dhe përshtatshmërinë e ndërhyrjes restauruese, për të vijuar në javën e dytë me restaurimin e artefakteve origjinale dhe konsolidimin e tyre. Trajnimi kishte për bazë punën praktike në laborator duke filluar me dokumentimin fotografik dhe grafik, testet e pastrimit, diagnostikimin, mbushjen, konsolidimin dhe restaurimin e objekteve në material prej qeramike dhe në fund paketimin e tyre. |
Galeri