Atelie Restaurimi 2019: “Restaurim i mozaikut në Shqipëri, konservimi didaktik i mozaikut të ambientit 11, sektori D”

Atelie Restaurimi 2019: “Restaurim i mozaikut në Shqipëri, konservimi didaktik i mozaikut të ambientit 11, sektori D”

Atelieja e restaurimit të mozaikëve në Shqipëri dhe konservimi didaktik i mozaikut të ambientit 11, sektori D, u organizua në kuadër të Marrëveshjes trepalëshe midis Ministrisë së Kulturës, IKTK-së dhe Fondacionit Flaminia, si dhe në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Punimet u bashkëdrejtuan nga ekspertë të fushës nga IKTK dhe Universiteti i Bolonjës. Kjo Atelie konsistoi në realizimin e punimeve konservuese me karakter didaktik në mozaikët e shkëputur të ambientit 11, sektori D, Parku Arkeologjik i Apollonisë.

Të rinj italianë dhe specialistë të sistemit të trashëgimisë kulturore patën mundësi të trajnohen mbi metodologjinë e ndjekur në konservimin e gjinisë së mozaikut, si dhe u njohën me teknikat dhe materialet bashkëkohore në këtë fushë. Pjesëmarrësit u bënë pjesë e proceseve të konservimit duke filluar me dokumentimin grafik dhe fotografik të mozaikut, katalogim i teserave, përgatitjen dhe recepturat e llaçrave, mbushje me llaç e lakunave, përgatitjen e paneleve të rinj në të cilat vendosen mozaikët, proceset e pastrimit, larjes dhe bordurimit të pjesëve të mozaikut. Në fund të Ateliesë pjesëmarrësit patën mundësi të prezantojnë punën e tyre në një ceremoni përmbyllëse në ambientin e trapezerisë së manastirit të Shën Mërisë, Parku Arkeologjik Apoloni.

Galeri