
25 Oct Inventarizimi i mozaikëve të Parkut Arkeologjik Bylis
Në Parkun Arkeologjik të Bylisit është kryer një punë intensive në inventarizimin e mozaikëve, pjesë e parkut. Një iniciativë e cila vjen si rrjedhojë e një bashkëpunimi disavjecar ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore (CNRS, Centre national de la recherche scientifique, UMR 8167, Orient et Mediterranee, Paris) – Universiteti i Sorbonës-Paris IV, në kuadër të projektit “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri”, i drejtuar nga Znj. Marie-Patricia Raynaud.
Specialistë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, së bashku me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, po bëjnë të mundur studimin dhe dokumentimin e të gjitha të dhënave të nevojshme rreth mozaikëve të Bylisit.
Zgjerimi i bashkëpunimeve dhe i partneriteteve me institucione vendase dhe ndërkombëtare mbetet gjithmonë në vemëndjen tonë, duke arritur kështu shkëmbimin sa më cilësor të eksperiencave më të mira me specialistë ndërkombëtarë të institucioneve më të njohura.