Zbulohet varri monumental, në varrezën antike të Parkut Arkeologjik të Amantias

Zbulohet varri monumental, në varrezën antike të Parkut Arkeologjik të Amantias

Tashmë itinerarit turistik të Parkut Arkeologjik të Amantias i është shtuar një tjetër monument unik për t’u eksploruar nga turistët.

Puna intensive e specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, bëri të mundur realizimin e gërmimit arkeologjik të shpëtimit të varrit monumental, në varrezën antike të Parkut Arkeologjik të Amantias, falë së cilës doli në pah e gjithë struktura arkitektonike e këtij varri.

Varri i tipit “Maqedon”, ose siç njihet ndryshe si varr i tipit me mbulesë qemeri, është ndër të paktët të zbuluar në vendin tonë që i ruan të gjithë elementet arkitektonikë. Përmasat e mëdha, veçoritë në elementët e ndërtimit, si dhe veçoritë në elementët e mbulimit, i japin këtij monumenti vlera unikale.

Fotogaleri