Restaurohet Kisha Shën e Premtes, në Lukovë

Restaurohet Kisha Shën e Premtes, në Lukovë

Tashmë të gjithë kanë mundësinë të ndjekin një itinerar të ri përgjatë tureve në jug të vendit. Kanë përfunduar ndërhyrjet konservuese-restauruese në Kishën e Shën e Premtes, monument kulture i kategorisë së I–rë, duke e nxjerrë këtë kishë nga gjendja e rrezikut në të cilën ndodhej prej vitesh.

Kisha Shën e Premtes e pozicionuar në fshatin Lukovë, është kishë e tipit bazilikal, me përmasa të brendshme 12.6 x 6.3 m. Ajo është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje, të vendosura në radhë të rregullta në muraturë.