Restaurohet ikona “Vajtimi i mbivarrshëm”, pjesë e fondit të MHK

Restaurohet ikona “Vajtimi i mbivarrshëm”, pjesë e fondit të MHK

Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit, pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, përfundoi restaurimi i ikonës: “Vajtimi i mbivarrshëm”, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Vepra është një ndër ikonat e rralla që ndodhen në këtë muze, të realizuara nga David Selenicasi, piktori i madh shqiptar i gjysmës së parë të shek. XVIII. Kjo ikonë ishte pjesë e veprave të vjedhura nga MHK në vitin 1994, bashkë me “Epitafin e Gllavenicës”, të cilat u gjetën më pas në vitin 1996.

Fotogaleri