
15 Apr Restaurohet muzeu kombëtar i arsimit në Korçë
Muzeu Kombëtar i Arsimit ose Mësonjëtorja e Parë Shqipe është simboli i përpjekjes për gjuhën amtare. Tashmë ky muze është transformuar në një muze bashkëkohor, ku brezat e rinj do të njohin rrugëtimin e paraardhësve drejt dijes.
Një punë e përkushtuar, e mbështetur financiarisht nga Qeveria Shqiptare, Unioni Financiar Tiranë, Bashkia Korçë dhe dashamirësia e qytetarëve korçarë, si dhe e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që dhuruoi objekte e libra me vlera të veçanta.