Digjitalizimi i arkivit teknik të institutit kombëtar të trashëgimisë kulturore

Digjitalizimi i arkivit teknik të institutit kombëtar të trashëgimisë kulturore

Është mbajtur ceremonia e nisjes së procesit të digjitalizimit të arkivit teknik të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Ambasadorit Zvicerian në Shqipëri, zyrës së UNESCO-s në Venezia, drejtoreshës së IKTK-së dhe specialistëve të fushës.

Projekti për digjitalizimin e arkivës teknike të IKTK-së, i nisur në vitin 2020, u bë i mundur falë mbështetjes financiare të qeverisë zviceriane. Fondi i administruar nga zyra e UNESCO-s në Venecia, bëri të mundur garantimin e pajisjeve për procesin e skanimit të dokumentave arkivorë. Tashmë është në proces edhe hartimi i databazës digjitale si dhe hartimi i një protokolli për evakuimin apo administrimin e materialit në raste të fatkeqësive natyrore. Një projekt cilësor, falë së cilit, arkiva e IKTK-së do të mund të ruhet sipas standardeve bashkëkohore.