13 Apr Atelie Restaurimi
Posted at 08:30h
in Njoftime
Atelie Restaurimi 2020 – Konservimi i Mozaikut të Tiranës.
Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) organizoi në datat 15 shtator – 15 tetor 2020 Atelienë e Restaurimit 2020, me objekt Konservimin e Mozaikut të Tiranës. Një punë e përbashkët e realizuar nën drejtimin e ekspertëve të IKTK-së me pjesëmarrës specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore ne Tiranë, Berat dhe Shkodër si dhe Muzeut Historik Kombëtar.
Realizuar me investim të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.