12 Apr Junia Rufina Rrefen
Posted at 08:32h
in Njoftime
Itinerari Fantastik i Junia Rufinës, Butrint.
Në 4 tetor 2020, në Parkun Kombëtar të Butrintit u realizua aktiviteti “Itinerari Fantastik i Junia Rufinës”, një aktivitet interaktiv, ku nëpërmjet lojërave dhe argëtimit, fëmijët pjesëmarrës mundën të mësojnë më shumë rreth monumenteve të këtij siti të trashëgimisë botërore dhe mjeshtërisë së realizimit të mozaikëve.
Junia Rufina, si një personazh fantastik i risjellë në jetë, nëpërmjet rrëfimit të saj, i udhëhoqi pjesëmarrësit drejt një rrugëtimi mjaft të veçantë, në historinë e qytetit, në antikitet.
Aktiviteti u realizua nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Zyrën e Administrim Koordinimit Butrint, në kuadër të projektit MoNa – Interreg IPA, Balkan Mediterranean.