Preke Trashëgiminë

Preke Trashëgiminë

“Preke Trashëgiminë”, aktivitet në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Në 29 shtator, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe në kuadër të progjektit 3D-IMP-ACT, në Parkun Arkeologjik Apoloni u realizua aktiviteti “Preke Trashëgiminë”.

Një risi mjaft interesante ishte ky aktivitet, pjesë e së cilit u bënë nxënës të shkollave të ndryshme. Ata u njohën nga afër, nëpërmjet printimit 3D, me disa prej objekteve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë, pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kombëtar. Këto objekte u rikthyen aty ku u zbuluan, në formën e tyre digjitale, si edhe të prekshme, për personat me aftësi të kufizuar në shikim, nëpërmjet përshkrimit të tyre në alfabetin Brail. Pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e projektit 3D-IMP-ACT

Aktiviteti u realizua nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore me bashkëpunimin e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Zyrës së Administrim Koordinimit Apoloni.