
29 Dec Njoftim
Në zbatim të Ligjit Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, V.K.M.-së Nr. 792, datë 07.10.2020 “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve të posaçme të licencimit, dokumenteve shoqëruese, nënkategorive të licencave, procedurave për dhënien, pezullimin ose revokimin, si dhe kuotizacionit vjetor të licencave për ndërhyrjet në pasuritë kulturore materiale” dhe V.K.M.-së Nr. 793, datë 07.10.2020 “Për përcaktimin e kushteve të posaçme e të kritereve të licencimit, dokumenteve shoqëruese dhe procedurave për shqyrtimin ose revokimin e licencës për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore” Ju bëjmë me dije se:
Në zbatim të V.K.M.-ve të sipërcituara duhet të merrni masa për aplikim pranë Sekretarisë Teknike të IKTK-së për rinovim të licencave personale dhe të shoqërive brënda datës 13.04.2021, kur mbaron dhe afati 6 mujor i rinovimit për licencat.