Restaurohet Kisha e Shën Ilias në fshatin Stegopull, Gjirokastër.

Restaurohet Kisha e Shën Ilias në fshatin Stegopull, Gjirokastër.

Kisha e Profetit Ilia në Stegopull të Lunxhërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, ndërtuar në vitin 1624, i është nënshtruar restaurimit, falë financimit nga buxheti i shtetit dhe projektit të hartuar nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Projekti parashikonte rishikimin e gjendjes dhe strukturës së çatisë së hajatit në anën perëndimore, pastrimin e territorit përreth, stabilizimin e strukturës së muraturave, si dhe ndërhyrje konsoliduese – restauruese në pikturën murale të interierit.

Kisha e Profetit Ilia është një nga kishat e ruajtura më mirë në këtë zonë. Piktura murale e saj është vepër e Kostandinit, të birit të Mihalit nga Linotopi dhe nxënësit të tij Nikollës, siç tregon edhe mbishkrimi mbi portën e brendshme të kishës.

Galeri