Gërmimi arkeologjik i një kompleksi termal në fshatin Zgjanë, Bashkia Lushnje.

Gërmimi arkeologjik i një kompleksi termal në fshatin Zgjanë, Bashkia Lushnje.

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Specialistët e IKTK-së, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Bashkinë Lushnje, kanë zbuluar një sit të ri arkeologjik në fshatin Zgjanë.

Gërmimet kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjes në dekadat e fundit.

Kërkimet vijojnë dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës, duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor.