27 Aug Takim: Prezantimi i projektit të restaurimit dhe ndërhyrjet e planifikuara për ruajtjen e Kishës së Shën Kollit, Krutje e Sipërme.
Takim, Kisha e Shën Kollit, Krutje e Sipërme
Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore zhvilluan një takim pune me administratorin e Njësisë Administrative Krutje e Sipërme, Lushnje, për mbrojtjen dhe restaurimin e Kishës së Shën Kollit, Monument Kulture i Kategorisë I.
Gjatë takimit u prezantua projekti i restaurimit dhe ndërhyrjet e planifikuara për ruajtjen, konsolidimin dhe restaurimin e monumentit, si dhe puna e IKTK për dokumentimin, studimin dhe ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e tij.
U theksua rëndësia e Kishës së Shën Kollit për trashëgiminë kulturore dhe identitetin historik të zonës, si edhe nevoja për bashkëpunim institucional dhe me komunitetin vendor për mbështetjen e procesit të restaurimit.
Takimi rikonfirmoi angazhimin për ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti, me synimin që kjo pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore shqiptare t’u përcillet brezave të ardhshëm. 






