18 Aug Inspektim në Kisha e Shën Kollit, Krutje e Sipërme , me qëllim evidentimin e gjendjes aktuale të këtij monumenti me vlera historike dhe arkitektonike.
Posted at 12:07h
in Video Galeri
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) realizoi një inspektim në Kisha e Shën Kollit, Krutje e Sipërme , me qëllim evidentimin e gjendjes aktuale të këtij monumenti me vlera historike dhe arkitektonike.
Gjatë inspektimit u verifikua gjendja konstruktive, dëmtimet e konstatuara ndër vite dhe faktorët që ndikojnë në degradimin e tij , si pjesë e procesit për rishikimin dhe zbatimin e projektit të restaurimit .
Ky angazhim synon ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të rëndësishme kulturore, si pjesë e identitetit historik të komunitetit .