26 Aug Gërmime arkeologjike ne Kodren e Pusit, Lushnje
Posted at 08:37h
in Foto Galeri
Arkeologët e IKTK-së, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, kanë kryer gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin të Bashkisë Lushnje. Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e ndërtese me përmasa të mëdha.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të zonës.
Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor.