21 Aug Inspektim në terren-Kalaja e Stanit, Lushnje
Posted at 07:33h
in Video Galeri
Gjatë inspektimit në terren nga specialistët e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në kodrën e Golldares, në vendin e njohur si “Kalaja e Stanit”, u evidentuan rrënojat e një fortifikimi të periudhës së Antikitetit të Vonë. Pozicioni strategjik dhe gjurmët e strukturave të konstatuara dëshmojnë për vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike.
Ky evidentim pasuron të dhënat mbi trashëgiminë kulturore dhe nënvizon nevojën për studim e dokumentim të mëtejshëm të sitit.