21 Aug Gërmime arkeologjike në fshatin Murriz-Peqin, Bashkia Lushnje.
Posted at 07:10h
in Video Galeri
Gërmimet arkeologjike vijojnë intensivisht në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë (Lushnje), ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.
Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor.