Gjatë verifikimeve në fshatin Xengë të Bashkisë Divjakë, ku konstatua prania e materialit arkeologjik

Gjatë verifikimeve në fshatin Xengë të Bashkisë Divjakë, ku konstatua prania e materialit arkeologjik

Gjatë verifikimeve në “Kodrën e Ullishtës”, e cila shtrihet në lindje të kishës së Shën Kollit, në fshatin Xengë të Bashkisë Divjakë, u konstatua prania e materialit arkeologjik, kryesisht material ndërtimor, fragmente tullash dhe tjegullash, si edhe fragmente enësh qeramike të përdorimit të përditshëm.

Ky material dëshmon për gjurmë të rëndësishme të aktivitetit njerëzor në këtë zonë dhe sugjeron ekzistencën e një vendbanimi ose strukture arkeologjike, i cili meriton studim dhe dokumentim të mëtejshëm.

Paraprakisht, gjetjet datojnë në një hark të gjerë kohor, nga shekulli IV p.e.s. deri në Mesjetën e Vonë, duke dëshmuar për një përdorim të gjatë dhe rëndësi të vazhdueshme të kësaj zone në periudha të ndryshme historike.

Këto gjetje arkeologjike i kontribuojnë zgjerimit të mëtejshëm të njohurive mbi potencialin arkeologjik të territorit të Divjakës dhe hedhin dritë mbi vazhdimësinë e jetës përgjatë epokave të ndryshme historike.