27 Aug Bashkëpunim Shqipëri-SHBA për forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Posted at 12:34h
in Foto Galeri
Gjatë takimit mes përfaqësuesve të IKTK-së, IKRTK-së, Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe Z. Andrew Zonderman, Oficer i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Qendrës së Trashëgimisë Kulturore të ECA-s, u diskutua mbi bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shkëmbimin e ekspertizës, në kuadër të procesit të rinovimit të Marrëveshjes për materialet arkeologjike dhe etnografike.
U trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me dokumentimin dhe regjistrimin e pasurive kulturore, monitorimin e gërmimeve arkeologjike dhe përdorimin e teknologjive të reja për ruajtjen dhe menaxhimin e tyre, duke rikonfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.



