Leksion me studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore-Laboratori i Restaurimit

Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (FHF, UT) zhvilluan një sesion praktik në laboratorin e IKTK-së, ku u njohën me praktikat bashkëkohore të ndërhyrjeve në veprat e artit dhe objektet arkeologjike.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër proceset e konservimit dhe restaurimit, teknikat bazë të ndërhyrjes, si dhe rëndësinë e dokumentimit profesional.

Punimet në laborator përfshijnë trajtimin e pikturës murale, objekteve arkeologjike, ikonave dhe materialeve të tjera me vlera historike e artistike—duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes teorisë dhe praktikës.