Kisha e Marmiroit-Inspektim në Terren

Kisha e Marmiroit-Inspektim në terren

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Kishën e Marmiroit, monument kulture i kategorisë së I-rë, për vlerësimin e gjendjes së ruajtjes së objektit dhe përcaktimin e ndërhyrjeve konservuese e restauruese. Objekti, me vlera të rëndësishme historike e arkitekturore, karakterizohet nga muraturë me gurë të parregullt të kombinuar me fragmente tullash dhe tjegullash.

Nga inspektimi u evidentuan disa nevoja për ndërhyrje restauruese, të lidhura me pastrimin nga vegjetacioni , mirëmbajtjen e muraturave dhe sistemimin e zonës përreth, në funksion të ruajtjes së qëndrueshme të monumentit