21 Aug Atelie trajnimi: “Mirëmbajtja e mozaikut të nefit verior të Bazilikës B”-Bylis
Posted at 11:27h
in Video Galeri
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me partnerët universitarë dhe institucionet lokale, zhvilloi në Parkun Arkeologjik Kombëtar Bylis-Klos atelienë e trajnimit “Mirëmbajtja e mozaikut të nefit verior të Bazilikës B”.
Ndërhyrjet përfshinë dokumentimin e gjendjes së konservimit, konsolidimin e nënshtresave, rivendosjen e teserave të shkëputura, bordurimin dhe pastrimin e sipërfaqes së mozaikut.
Projekti shërbeu gjithashtu si trajnim praktik për specialistët e rinj të DRTK-ve dhe studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në formimin e brezit të ri të profesionistëve të fushës.