Restaurim mbi fragmente te piktures murale te kishes se Shen Todrit, Kadipashaj Lushnje

Laboratori i restaurimit i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme profesionale dhe shkencore të IKTK-së – një hapësirë ku ekspertiza, teknologjia dhe përvoja bashkohen në shërbim të trashëgimisë kulturore.

Në këtë laborator po zhvillohen ndërhyrje konservuese dhe restauruese të specializuara mbi fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit, Kadipashaj – Lushnje, vepër e gjysmës së parë të shek. XIX nga Joan Çetiri .
Procesi realizohet me standarde profesionale dhe metodologji bashkëkohore, duke garantuar ruajtjen e autenticitetit, vlerave artistike dhe historike për brezat e ardhshëm.