Verifikimin në terren të fshatin Xhyrë të Bashkisë Librazhd pas publikimit të një strukture të re në rrugën Egnatia.

Verifikimin në terren të fshatin Xhyrë të Bashkisë Librazhd pas publikimit të një strukture të re në rrugën Egnatia.

Specialistët e IKTK kryen verifikimin në terren të fshatin Xhyrë të Bashkisë Librazhd pas publikimit të një strukture të re në rrugën Egnatia, e evidentuar sëfundmi nga banorët e zonës dhe e publikuar në një reportazh të bërë nga televizioni A2 CNN.

Nga verifikimi u konstatua se kemi të bëjmë me një strukturë mbajtëse të rrugës, e cila shërbente gjithashtu për qarkullimin e ujrave. Kjo strukturë ka një punim të kujdesshëm dhe është realizuar me shumë mjeshtëri. Struktura u dokumentua në detaje. Specialistët ndoqën rrugën Egnatia në drejtim të fshatit Dardhë. Gjatë rrugës u vu re një tjetër strukturë mbajtëse e rrugës, e cila ishte dëmtuar pasi kishte pësuar rrëshqitje.

Këto struktura shtojnë informacionet dhe njohuritë mbi ndërtimin inxhinierik të rrugës Egnatia. Kërkime të mëtejshme nevojiten për të kuptuar periudhën kur këto ndërtime, në funksion të qëndrueshmërisë së rrugës, janë kryer.