Verifikimin në terren-Kisha e Shën Sotirit, në fshatin Thanë, Bashkia Lushnjë

Specialistët e IKTK-së zhvilluan verifikimin në terren të Kishës së Shën Sotirit, në fshatin Thanë, Bashkia Lushnjë. Kjo kishë mesjetare, e ruajtur sot në gjendje rrënoje pas dëmtimeve të pësuara ndër vite , u dokumentua në detaje përmes evidentimit të gjendjes aktuale dhe mbetjeve arkitektonike.
Procesi do të vijojë me hulumtime të mëtejshme shkencore dhe me përgatitjen e një projekti që synon identifikimin e fazave të ndërtimit dhe vlerësimin e kësaj trashëgimie me rëndësi kulturore dhe historike.