18 Aug Ekspozitë Studentore | “Restaurimi i Banesave në Gjirokastër”
Ekspozitë Studentore | “Restaurimi i Banesave në Gjirokastër”
Universiteti POLIS, me mbështetjen teknike të IKTK-së dhe DRTK Gjirokastër, prezanton këtë ekspozitë si rezultat të një procesi të mirëfilltë akademik dhe si një model bashkëpunimi institucional në funksion të mbrojtjes, dokumentimit dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
Projekti nisi me fazën e rilevimit dhe dokumentimit në terren të 12 banesave dhe objekteve me vlerë të veçantë historike në qytet. Mbi këtë bazë, studentët zhvilluan analiza të thelluara arkitektonike dhe konstruktive, duke hartuar propozime konkrete për restaurim, konsolidim strukturor dhe ri-jetëzim funksional të këtyre objekteve, si pjesë integrale e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare.
Ekspozita paraqet jo vetëm vizione projektuale, por edhe një qasje të përgjegjshme profesionale ndaj ruajtjes së autenticitetit dhe identitetit urban të Gjirokastrës.