THIRRJE PËR ARTIKUJ I Revista Arkeologjike 3

THIRRJE PËR ARTIKUJ I Revista Arkeologjike 3

Redaksia e periodikut “Revista Arkeologjike” ju fton të kontribuoni me artikujt tuaj për numrin e tretë të kësaj reviste, i cili do të botohet brenda muajit Mars të vitit 2027.

Ju njoftojmë se faza e mbledhjes së artikujve ka nisur dhe mund të dërgoni kontributet tuaja në adresën info@iktk.gov.al  

Tematikat që numri i tretë i “Revista Arkeologjike” trajton jane si mëposhtë:

  1. Raporte dhe studime të proceseve arkeologjike në kuadër të arkeologjisë  parandaluese (vëzhgim, gërmim, monitorim);
  2. Kronika të proceseve në terren në kuadër të mbrojtjes dhe ruajtjes së  trashëgimisë arkeologjike;
  3. Kronika që i dedikohen konservimit dhe restaurimit të objekteve arkeologjike;
  4. Trajtimi i teknologjive të reja në fushën e trashëgimisë kulturore (kryesisht arkeologjisë);
  5. Ndikimi i legjislacionit në fushën e arkeologjisë parandaluese;

Ju njoftojmë se afati për pranimin e artikujve, është deri më datë 31 Gusht 2026. 

Për çdo sqarim, paqartësi apo pyetje shtesë jeni të lutur të kontaktoni në adresën:  info@iktk.gov.al

 

RREGULLA PËR AUTORËT MBI DORËZIMIN E MBISHKRIMEVE NË “REVISTËN ARKEOLOGJIKE”